Krasniqi: Gjuha e krerëve të shtetit tensionon situatën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Gjuha e krerëve të shtetit tensionon situatën

    Insajderi
    22 August 2016 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krerët e institucioneve më të larta duhet të dalin nga pozicionet e tyre të barrikaduara për t’i lënë hapësirë një zgjidhjeje të duhur politike për Demarkacionin dhe Asociacionin.

    Rrjedhimisht edhe Komisioni qeveritar për shënjimin e kufirit duhet të shpërbëhet për t’i lënë vend krijimit të një Komisioni të ri me ekspertë të pavarur.

    Kështu ka deklaruar në intervistën dhënë “Zërit”, lideri i Këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i cili situatën politike e sheh shumë të komplikuar.

    Ndërkohë duke folur për tensionimin e situatës, ai ka thënë se gjuha e përdorur nga krerët e shtetit dhe angazhimi i tyre që demarkacioni të ratifikohet kështu si është, është për të dyshuar se ata po mbrojnë interesat e tyre personale e jo interesat e vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark