Policia heton skandalin e stentave pa afat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia heton skandalin e stentave pa afat

    Insajderi
    22 August 2016 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Krimeve Ekonomike ka filluar të hetojë skandalin e skadimit të afatit të stentave dhe materialeve tjera shpenzuese në Klinikën e Kardiologjisë.

    Kjo, pasi gazeta “Zëri” ka publikuar para dy javësh një hulumtim që ndërlidhet me skadencën e afatit të stentave, pejsmekerëve, elektrodave, kateterëve, balonave dhe pajisjeve tjera që nuk janë përdorur brenda afatit në Klinikën për Kardiologji. Vlera e këtyre pajisjeve të skaduara besohet të jetë rreth 200 mijë euro.

    E tëra është detajuar në një raport që i është dorëzuar Curr Gjocajt, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), nga u.d. drejtori i kardiologjisë Basri Sejdiu.

    Ky raport, që “flet” në detaje për pajisjet që u ka skaduar afati e nuk janë përdorur në atë klinikë, siç konfirmojnë burimet në Policinë e Kosovës i është kërkuar menaxhmentit të SHSKUK-së nga ana e Policisë së Krimeve Ekonomike./Zëri/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark