Kosova ekstradoi në Britani priftin që akuzohet për pedofili - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ekstradoi në Britani priftin që akuzohet për pedofili

    Insajderi
    22 August 2016 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është ekstraduar nga Kosova në Britani ish-prifti katolik i cili akuzohet për krime seksuale, pasi që policia ishte duke e ndjekur gjatë pesë vjetëve të fundit. Insajderi ishte mediumi i parë që raportoi për këtë arrestim, duke e zbuluar identifikimin e vërtetë të tij.

    Rreth këtij rasti Insajderi u citua nga BBC dhe Daily Mail.

    Lorenc Soper, 72 vjeçar, u arrestua menjëherë si mbërriti në Aeroportin e Lutonit të dielën, nën dyshimin për nëntë akuzat për krimet seksuale, ku thuhet se i ka kryer gjatë viteve 1972 dhe 1986.

    Soper është ndaluar në muajin maj në Kosovë, pas një urdhër-arresti të lëshuar në vitin 2012, të një nivelit evropian, raporton BBC.

    14081318_1789706057964302_1285636317_n

    Ai është akuzuar për kryerjen e veprave penale në shkollën e Shën Benediktit në Ealing, në perëndim të Londrës, ku ai jepte mësim në vitet 1970 dhe 1980.

    Katër nga akuza, duke përfshirë akte homoseksuale, paturpësi vulgare dhe sulm të pahijshëm, kanë të bëjnë vetëm me një viktimë të vetme, që pretendohet të ketë ndodhur nga viti 1972 në 1976.

    Djali ishte nën moshën 14 vjeç kur Soper kishte kryer aktin e paturpësisë vulgare ndaj tij.

    Dy akuza tjera të sulmit të pahijshëm i ka bërë  me një djalë të dytë të moshës nën 16 vjeçare, ku pretendohet se ka ndodhur në mes të 1979 dhe 1984.

    Soper ndeshet me akuza të sulmit të pahijshëm kundër dy djemve nën moshën 16 vjeç, të dyshuar se kanë ndodhur në mes të 1979 dhe 1984.

    Zyrtarët nga policia metropolitane e akuzojnë atë për veprat seksuale të shfrytëzimit dhe abuzimit të fëmijëve dhe për këtë kishin bërë përpjekje për të arrestuar priftin Soper.

    Prifti kishte jetuar në Pejë rreth 10 vjet.

    Fqinjët hamenden se pse Soper e kishte zgjedhur Kosovën për të jetuar, një vend i varfër që u nda nga Serbia më 2008.

    Gjykata Themelore në Pejë pati refuzuar kërkesën për ekstradim të priftit britanik Laurence Soper i njohur ndryshe edhe si Andreë, i akuzuar për pedofili. Kjo është bërë me arsyetimin se “për veprat për të cilat dyshohet i pandehuri ka arritur afati i parashkrimit”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark