
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i është përgjigjur deklaratës të nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Daradan Sejdiu, duke shprehur se rënia e kërcënimeve dhe shantazheve të Lëvizjes Vetëvendosje është afër.
Gecaj pretendon se qëllimi i Vetëvendosjes është “revolucioni” e jo demarkacioni.
Deklaratën e Sejdiut se “1 shtatori është afër, rënia juaj edhe me afër e çlirimi i institucioneve që i keni sakatosur nga paditunia, shantazhet dhe kërcënimet menjëherë pas”, Gecaj e sheh më tepër si një deklaratë revolucionare sesa për demarkacionin.
“Me deklaratën e tij se “1 shtatori është afër, rënia juaj edhe me afër e çlirimi i institucioneve që i keni sakatosur nga paditunia, shantazhet dhe kërcënimet menjëherë pas”, Dardan Sejdiu pa dashje nxjerr qëllimin e vërtetë, të parin dhe të fundit, të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) – përmbysjen e pushtetit. Ai me asnjë fjalë nuk përmend, as nuk aludon, te demarkacioni, për çka gjoja është thirr ajo protestë, por vetëm në ‘përmbysjen revolucionare’. Por mos harroni, ju them unë, se rënia e kërcënimeve dhe shantazheve të anti-revolucionit tuaja është po aq afër, në mos më shumë”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në facebook.