Arrestohen personat që planifikonin sulme në Francë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arrestohen personat që planifikonin sulme në Francë

    Insajderi
    23 August 2016 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatë njerëz të lidhur me rrjetet terroriste, së paku tre prej të cilëve kanë planifikuar sulme, janë arrestuar këtë muaj në Francë, tha ministri i Brendshëm i këtij vendi, Bernard Cazeneuve.

    Në një konferencë për media, ai tha se policia franceze, në gjysmën e parë të vitit 2016, ka arrestuar më shumë njerëz me lidhje terroriste sesa në tërë vitin e kaluar.

    Megjithatë, ai nuk dha detaje për arrestimet e gushtit.

    “Siguria dhe lufta kundër terrorizmit janë tani top-prioritete për ne evropianët. Pasi përballemi me kërcënimin terrorist, është thelbësore të rriten masat kolektive të sigurisë”, tha Cazeneuve në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, në Paris, raporton rel.

    Franca është goditur nga disa sulme terroriste gjatë vitit të kaluar.

    Sulmi i tillë i fundit ka ndodhur më 14 korrik, kur një tunizian, 31 vjeç, ka përplasur kamionin 19-tonësh për turma njerëzish në qytetin Nicë, duke vrarë 86 veta dhe plagosur mbi 400 të tjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark