Ambasada Amerikane i quan të pafytyrë ata që sulmuan RTK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane i quan të pafytyrë ata që sulmuan RTK-në

    Insajderi
    23 August 2016 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada amerikane në Prishtinë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm “me minahedhës në drejtim të hapësirave të Radio-Televizionit të Kosovës”, duke e parë atë si një “sulm shtesë kundër demokracisë Kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike”.

    “Një grup i vogël pafytyrësh tanimë ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmeve kundër parimeve demokratike dhe vlerave Euro-Atlantike. Kosova është më e mirë se kaq”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ambasadës.

    Ambasada amerikane thotë se përkrah fuqimisht përpjekjet e institucioneve Kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve.

    “Qëndrojmë pranë qytetarëve të Kosovës duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të njerëzve të lirë dhe demokratik”, përfundon reagimi i Ambasadës.

    Mbrëmë pas orës 22:00 është sulmuar objekti i RTK-së me një mjet shpërthyes. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

    Në mëngjesin e së martës, një grup i cili thotë se janë rugovas, e kanë marrë përsipër sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së, i cili u sulmua me granatë dore.

    I njëjti grup merr përsipër edhe sulmin para disa ditësh ndaj shtëpisë së Murat Mehës – kryetar i Komisionit Qeveritar për Demarkacionin./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark