Maxhuni në Gjermani – diskutime edhe për pranimin e Kosovës në Interpol - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maxhuni në Gjermani – diskutime edhe për pranimin e Kosovës në Interpol

    Insajderi
    23 August 2016 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin, ku sot është takuar me zëvendëspresidentin e BKA-së (Bundeskriminalamt), Peter Henzller.

    Përmes një komunikate për media, policia njofton se gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin që ka Policia e Kosovës me BKA-në në fusha të ndryshme në luftimin e krimit, ku rëndësi  e veçantë i është dhënë avancimit të bashkëpunimit edhe më të madh në të ardhmen, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

    Drejtori i Përgjithshëm Maxhuni mori premtimin nga zyrtar të lartë të BKA-së, se do ta mbështesin PK-në edhe në vizionin e sajë për anëtarësim sa më të shpejtë në Interpol si një nevojë e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për PK-në por edhe për rajonin dhe me gjerë, thuhet në njoftim.

    “Nga zëvendësprsidenti i BKA-së z. Henzller u çmua shumë lartë suksesi dhe të arriturat e PK-së për kontributin e sajë në aspektin e sigurisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

    Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm mori premtimin se BKA-ja do të vazhdoj ta mbështes PK-në me trajnime në disa fusha specifike në luftimin e krimit të organizuar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark