Reporterët pa Kufij e quajnë “akt frikësimi” sulmin ndaj RTK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reporterët pa Kufij e quajnë “akt frikësimi” sulmin ndaj RTK-së

    Insajderi
    23 August 2016 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata Reporterët pa Kufij ka dënuar nëpërmjet një komunikate sulmin me granatë dore ndaj televizionit publik të Kosovës, duke u bërë thirrje autoriteteve për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

    “Ne fuqimisht dënojmë këtë sulm ndaj transmetuesit publik që garanton lirinë  e shprehjes dhe i bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar që ata që janë përgjegjës për këtë akt të frikësimit të sillen para drejtësisë”, citohet të ketë thënë Puauline Ades-Mevel, kryetarja e Reporterëve pa Kufij.

    Në komunikatë sqarohet se një oborrin e selisë së RTK-së, natën e së hënës është hedhur një granatë dore, në kohë kur disa punëtorë ishin ende të pranishëm në objekt. Shpërthimi dëmtoi antenat e saj por nuk shkaktoi viktima.

    Arsyeja për tensionim të situatës ka ardhur shkaku i demarkacionit me Malin e Zi, që u bë temë e nxehta që nga vjeshta  e vitit 2015, dhe pritet të votohet në Parlamentin e Kosovës me 1 shtator./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark