Policia në kërkim të autorëve të vrasjes së trefishtë në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në kërkim të autorëve të vrasjes së trefishtë në Gjakovë

    Insajderi
    23 August 2016 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një komunikate të lëshuar nga PK-ja, thuhet se vdekja e personave është konstatuar nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal “Isa Grezda”, ndërsa deri më tani nuk ka të arrestuar dhe se Policia është në kërkimin të autorëve të vrasjes së dyfishtë.

    Kjo është komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

    Me datë 23.08.2016 në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se në rrugën “Ismail Qemajli” ka të shtëna me armë zjarri.

    Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes në kafiterinë “Deep Bar” ku kishte ndodhur vrasje e rëndë me armë zjarri ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën.

    Njëra nga viktimat ishte në vendin e ngjarjes ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e tyre.

    Viktimat janë:

    1. I / shqiptar / kosovar i moshës 35 vjeçare.
    2. I / shqiptar / kosovar i moshës 28 vjeçare.
    3. K/ shqiptar / kosovar i moshës 37 vjeçare.

    Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

    Deri më tani nuk ka të arrestuar, patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark