Kelani dyshon se autorët e sulmit në Kuvend dhe RTK mund të kenë një ndërlidhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelani dyshon se autorët e sulmit në Kuvend dhe RTK mund të kenë një ndërlidhje

    Insajderi
    23 August 2016 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e së hënës është sulmuar me granatë objekti i Radio Televizionit të Kosovës, ndërkaq ende nuk ka të arrestuar.

    Një sulm tjetër mbi institucionet publike ka ndodhur më 4 gusht të këtij viti, ku u sulmua me predha antitank objekti i Kuvendit të Kosovës.

    Edhe për këtë rast ka zero të arrestuar, derisa për të dyja rastet policia ka thënë se është duke i zhvilluar hetimet.

    Në mëngjesin e së martës, një grup i cili thotë se janë rugovas, e kanë marrë përsipër sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së, i cili u sulmua me granatë dore.

    Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në një intervistë në televizionin publik, ka thënë se sulmi në objektin e Kuvendit të Kosovës, dhe ai ndaj RTK-së, mund të ketë një ndërlidhje, megjithëse thotë se nuk është i sigurt.

    Kelani tha se për momentin nuk mund të thotë asgjë, pasi duhet pritur rezultatet finale të hetimeve, por se sipas një emaili  mund të thuhet se ka një ndërlidhje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark