#PROTESTOJ tregon planet kundër protagonistëve të përgjimeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    #PROTESTOJ tregon planet kundër protagonistëve të përgjimeve

    Insajderi
    24 August 2016 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi i qytetarëve protestues #PROTESTOJ ka bërë të ditur se sot do të organizojnë konferencë për media në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për t’i bërë të qarta veprimet e mëtutjeshme të tyre.

    Ata thonë se këto organizime po bëhen për ta kundërshtuar, siç kanë thënë ata, sistemin politik të instaluar nga klani PRONTO.

    “Skandalet e përgjimeve na kanë motivuar sërish që të mobilizohemi dhe të ngrejmë zërin kundër sistemit politik të instaluar nga klani PRONTO. Andaj, #Protestoj, më datën 24.08.16, në ora 11:30, organizon konferencë për media, në sheshin “Zahir Pajiziti” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

    Aktivizimi i Grupit të Qytetarëve #PROTESTOJ erdhën pas publikimit të përgjimeve telefonike mes Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me funksionar të lartë të partisë dhe të tjerë, të cilat Gazeta Online Insajderi vazhdon t’i publikojë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark