Hakerët rusë, shënjestër gazetën “New York Times" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hakerët rusë, shënjestër gazetën “New York Times”

    Insajderi
    24 August 2016 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FBI është duke hetuar nëse hakerët rusë kanë kryer një seri sulmesh kibernetike në gazetën “New York Times”, kanë thënë zyrtarë të FBI-së për mediet amerikane.

    Ata besojnë se hakerët ruse mund të jetën pas këtij sulmi, të cilët kanë në shënjestër edhe gazetar individual, raporton Associated Press.

    Një zëdhënëse e gazetës “New York Times”  ka thënë se sistemet e brendshme të tyre ishin prekur.

    “Ne kemi parë prova se si një nga sistemet tona të brendshme, duke përfshirë edhe sistemet tona në zyrën në Moskë, janë shkelur apo kompromentuar”, ka thënë ajo.

    Nuk është e qartë se për çfarë motivi është bërë kjo dhe pse janë të prekur shumë gazetarë.

    Ekziston dyshimi se të njëjtët hakerë kanë sulmuar edhe Partinë Demokratike, ku cak i tyre ka qenë kandidatja demokratike Hillary Clinton, të cilës iu publikuan e-maile të ndryshmet, për të cilat ajo nuk ka deklaruar asgjë./Insjaderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark