Theret me thikë një grua në Australi, sulmuesi thirri “Allahu Ekber” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Theret me thikë një grua në Australi, sulmuesi thirri “Allahu Ekber”

    Insajderi
    24 August 2016 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua britanike është vrarë pasi u godit me thikë në një hotel në Australi nga njeriu i cili dyshohet se bërtiti “Allahu Ekber” gjatë sulmit.

    Policia raporton se viktima u gjet e vdekur në dhomën e hotelit të saj.

    Shërbimi Policor i Queensland e ka përshkruar incidentin si një “akt të pakuptimtë të dhunës”

    Një grua tjetër britanik 30-vjeçare, gjithashtu është në gjendje kritike pas këtij sulmi.

    Rasti kishte ndodhur të martën, në mbrëmje rreth orës  23:15, sipas kohës sonë lokale.

    Një shtetas francez 29-vjeçar, u arrestua në vendin e ngjarjes dhe është  marrë në paraburgim, raporton The Independent.

    Vajza e vrarë kishte mbërritur në këtë zonë rreth 10 ditë më parë me shpresën për të gjetur punë si mbledhës frutash. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark