Jasharaj: Qeveria ta nisë dialogun, ose më 1 shtator hyjmë në grevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj: Qeveria ta nisë dialogun, ose më 1 shtator hyjmë në grevë

    Insajderi
    24 August 2016 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos e injorojë dialogun me këtë sindikatë sa i përket realizimit të kërkesave të mësimdhënësve, se ndryshe, më 1 shtator do të ketë grevë të përgjithshëm.

    Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Jasharaj ka kërkuar të miratohet në Kuvend projektligji për statusin e mësimdhënësve për vitet 89-99.

    Ai ka thënë se komunat nuk kanë bërë planifikime buxhetore për 70 për qind të vlerës së biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe nuk kanë plotësuar as obligimin për tri paga me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit.

    “Qeveria, si duket, po heziton ta nisë dialogun, e kjo është keq”, është shprehur Jasharaj.

    Ai ka thënë se duhet te ketë sërish rritje të pagave për mësimdhënës sipas normës së inflacionit.

    Kryesindikalisti i arsimit ka kërkuar që institucionet të bëjnë më shumë për ta shtuar sigurinë në shkolla.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark