Ukë Rugova doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë për vizat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ukë Rugova doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë për vizat

    Insajderi
    24 August 2016 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Ai bashkë me 19 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar, ushtrim ndikimi dhe mashtrim ndaj ambasadës italiane në Prishtinë.

    Në mesin e të akuzuarve në këtë rast është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.

    Prokuroria Speciale e Kosovës kishte  ngritur aktakuzë ndaj  Rugovës dhe të tjerëve në muajin maj, njofton Klan Kosova.

    Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark