
Policia e Kosovës, ka arrestuar 7 persona në një aksion për arrestimin e fajdexhinjëve në komunën e Deçanit dhe të Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ky operacion ka të bëjë me luftimin e dukurive negative dhe veprave penale që ndërlidhen me fajde.
“Operacioni policor përfshinë kontrollimin e 12 lokacioneneve të 10 personave te dyshuar. Deri në këto qaste janë arrestuar 7 persona, përderisa 3 të tjerë nuk janë gjetur dhe janë në kërkim nga Policia”.
“Gjatë operacionit policor janë gjetur armë si dhe janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme si para dhe dokumente të ndryshme që mund të përdoren për procedim të mëtejm ligjor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./Insajderi.com