
Gjykata refuzon kërkesën e deputetit të Kosovës për të ndaluar publikimin e bisedave të përgjuara nga gazeta online Insajderi, ka shkruar Qendra Evropiane për Media të Lira (ECPMF).
Adem Grabovci, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në kuvendin e Kosovës, i është mohuar kërkesa nga gjykata për të ndaluar përgjimet që është duke i publikuar Insajderi.com, ka vazhduar shkrimin e saj ECPMF.
Bisedat e përgjuara zbulojnë keqpërdorimin e pushtetit, nga ai.
Ai ka dhënë dorëheqje prej shefit të grupit parlamentar, pas një vale protestash në rrugët e kryeqytetit, Prishtinë, gjatë së cilave aktivistët kanë kërkuar dorëheqjen e të gjithë të implikuarve në skemën e pretenduar me Grabovcin.
Gjykata e Themelore në Prishtinë kishte pranuar vendimin e tij kundër publikimit të përgjimeve me datën 12 gusht. Ndërsa, vendimi është bërë publike vetëm më 23 gusht.
Grabovci njoftoi dorëheqjen e tij në mediat lokale më 16 gusht duke thënë: “Në mënyrë që të mbajë përgjegjësinë time morale dhe politike në çështje të tilla, si dhe mundësinë e një trajtimi të përshtatshëm ligjor në këtë rast, unë ofrojë dorëheqjen time si shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së. “, ka shkruar Qendra evropiane për media të lira. /Insajderi.com