Kujtim Shala lirohet nga posti i zëvendëskryeministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujtim Shala lirohet nga posti i zëvendëskryeministrit

    Insajderi
    24 August 2016 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit, Kujtim Shala i cili mbanë pozitën edhe të  ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Qeveria e Kosovës njofton se ky vendim ka ardhur, pas kërkesës së Shalës për tu liruar nga kjo pozitë,  “me qëllim që të angazhohet në tërësi në ushtrimin e detyrës së ministrit të Kulturës”.

    “Për shkak të angazhimeve të mëdha, sidomos gjatë këtij viti, dhe me qëllim që të mund t’u përkushtohem në tërësi angazhimeve të mija në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kërkoj që të më lironi nga detyra e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesën e Kujtim  Shalës.

    Sipas komunikatës së qeverisë në ditët në vijim, kryeministri Mustafa do të zhvillojë konsultimet e nevojshme në kuadër të LDK-së për plotësimin e postit të zëvendëskryeministrit nga kjo parti. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark