Brenda 48 orëve 5 vrasje në Dukagjin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda 48 orëve 5 vrasje në Dukagjin

    Insajderi
    25 August 2016 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditja e së martës në Gjakovë kishte qenë e përgjakur. Dy vëllezër dhe një tjetër mbeten të vrarë.

    Valon e Ali Islamaj si dhe të Zef Krasniqit, u vranë sipas dyshime nga Qëndrim Shala, bashkë me shokun e tij, Veton Gjoshi. Brahimi, babai i Qëndrimit siç ka rrëfyer për Express tregoi vet për vrasjen që kishte kryer djali i tij dhe për historinë e konfliktit të tij me Zef Krasniqin dhe vëllezërit e njohur si Madanaj. 

    Sipas rrëfimit të tij, vrasja ishte kryer si pasojë e disa konflikteve që familja e dorasit i kishte me viktimat.

    Konfliktet e mëhershme janë arsyeja e vrasjes së dyfishtë, 48 orë pas Gjakovës.

    Në këtë mënyrë, brenda 48 orëve në rajonin e Dukagjinit ndodhin pesë vrasje si pasojë e konflikteve të mëhershme.

    Për vrasjen në një fshat të Deçanit, arsyeja sipas Policisë është banale.

    Gjithçka besohet të ketë nisur pas një zënke që anëtarët e familjes Lushaj dhe Ramaj e kishin për një xham të autobusit.

    Por ka përfunduar me dy të vdekur. Ata sipas raportimeve janë viktimat janë Burim Ramaj (1983) dhe R.Ramaj.

    Kështu thotë komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Deçan, Sejdi Dobraj.

    E kjo vrasje e dyfisht ka bërë që të reagojë edhe kryetari i komunës së Deçanit.

    Sipas tij, vrasja e ndodhur në fshatin Shaptej e ka tronditur atë dhe të gjithë qytetarët. Ai ka thënë është lutur që kjo vrasje të jetë e fundit.

    “Lajmi për tragjedinë në fshatin Shaptej na ka tronditur të gjithëve. Një tragjedi e dyfishtë në mes të shqiptarëve, dhashtë zoti të jetë e fundit në familjet tona. Familjes Ramaj ju shprehim ngushëllime. Rexhep dhe Burim Ramaj u prefshin në paqe”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark