Molliqaj: VV do t’i tërheq “zhag” njerëzit si Grabovci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: VV do t’i tërheq “zhag” njerëzit si Grabovci

    Insajderi
    26 August 2016 - 00:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetendosje thotë se kur kjo parti të vi në pushtet, do të ketë një sjellje komplet ndryshe nga kjo Qeveri ndaj atyre që janë përfshirë në afera korruptive.

    Madje ka përdorur zhargon të rrugës kur ka shpjeguar sesi do të sillet ndaj tyre. Shembull e ka marrë Adem Grabovcin i cili u përfshi në skandalin e botuar në Insajderi, “Dosja e Shefave”.

    “Jemi këtu si Lëvizja Vetëvendosje, për të siguruar qytetarët se bandat kriminale si Grabovci dhe të tjerët, jo vetëm që do të arrestohen, por do të ngrehen zhag dhe do të ju konfiskohet e gjithë pasuria”, ka thënë Molliqaj në emisionin Zona e Debatit.

    Duke folur për situatën aktuale politike, ka thënë se beson që “kjo shoqëri të ecë përpara, njerëzit që e kanë kapur shtetin, janë deri në fyt me korrupsion dhe nepotizëm”.

    Molliqaj është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka guximin dhe vullnetin, ashtu si edhe gatishmërinë dhe entuziazmin që këta kriminelë t’i dërgojë në burg./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark