
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se ka pranuar edhe një Aktvendim që është lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës i cili mundëson përmbyllja e procesit të likuidimit për Kooperativën Bujqësore (KB) “Bibaj”, e cila ndodhet në fshatin Bibaj të Ferizajit.
Kjo agjenci, fillimisht kishte parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për të aprovuar Raportin Përfundimtar i cili lejonte mbylljen e likuidimit për këtë kooperativ bujqësore, e që u pasua me aprovimin nga Dhoma e Posaçme.
AKP njofton se Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditë për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtij aktvendimi “dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt AKP do t’ia dërgoj institucioneve relevante ashtu siç edhe parashihet me Ligjin e AKP-së”./Insajderi.com