Policia në kërkim të të dyshuarit të dytë për vrasjen në Deçan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në kërkim të të dyshuarit të dytë për vrasjen në Deçan

    Insajderi
    26 August 2016 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësitë e Policisë në rajonin e Deçanit janë duke e kërkuar personin e dytë Durim Lushaj të dyshuar për se ndihmoi babanë e tij Salih Lushaj, në kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve në fshatin Shaptej, të komunës së Deçanit.

    Komandanti i policisë, Sejdi Dobraj, ka thënë për Gazetën Fjala se ekipet policore që nga nata e mbrëmshme janë në kërkim të 25 vjeçarit.

    “Ekipet janë në kërkim të të dyshuarit. Ende nuk ka ndonjë të dhënë tjetër”, ka thënë Dobraj.

    Sipas policisë besohet se zënka në mes të anëtarëve të familjes Lushaj dhe Ramaj kishin nisur  për një xham të autobusit, e që përfundoi me persona të të vrarë. Viktimat e këtij rasti janë janë Burim Ramaj (1983) dhe R.Ramaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark