Ngritët aktakuzë ndaj tre personave për ryshfet dhe ushtrim të ndikimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritët aktakuzë ndaj tre personave për ryshfet dhe ushtrim të ndikimit

    Insajderi
    26 August 2016 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tre të dyshuarve për ryshfet dhe ushtrim të ndikimit.

    Njëri nga të akuzuarit është punëtor i Gjykatës Supreme mbi të cilin rëndojnë akuza e marrjes së ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit kurse ndaj dy të tjerëve veprat e dhënies së ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit.

    “Aktakuzën e ka ngritur një Prokuror Ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas një hetimi kompleks të kryer nga Prokuroria e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it”, shkruan në njoftimin e prokurorisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark