VV me aksion para shtëpisë së Kadri Veselit, ndërhynë policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV me aksion para shtëpisë së Kadri Veselit, ndërhynë policia

    Insajderi
    26 August 2016 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës kanë tentuar të vendosin një pano para shtëpisë së kryeparlamentarit Kadri Veseli me mbi shkrimin  “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!”. Mirëpo ata u ndaluan nga policia e Kosovës.

    Përmes një njoftimi për media Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se aktivizti Musa Ajeti – ish luftëtar i UÇK-së, është lënduar gjatë këtij aksioni.

    “Policia e kontrolluar nga klani pronto, intervenoi brutalisht ndaj aktivistëve tanë duke dëshmuar edhe njëherë që prioriteti i sistemit tonë shtetëror është mbrojtja e pronave private të kokave të krimit, Kadri Veselit e Hashim Thaçit. Policia aq shumë është vënë në funksion të këtij klani kriminal, sa që intervenon edhe atëherë kur aktivistët thjeshtë duan të vendosin një pano prej letre pranë pronave të tyre”, shkruan në komunikatën e VV-së. /Insajderi.com

    https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10153615526147000/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark