Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Shëngjin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Shëngjin

    Insajderi
    26 August 2016 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qyteti i Shëngjinit vazhdon të jetë nën pushtetin  e flakëve dhe tymit. Gjatë natës në të gdhirë e premtja, flakët kanë përparuar drejt malit afër qendrës së qytetit, ndërsa deri në orën 10 të paradites, asnjë ndërhyrje nga ajri nuk kishte nisur, njofton televizioni shqiptar Top Channel.

    Situata ndryshoi kur në Shëngjin u dëgjua zhurma e helikopterit të vetëm i cili u angazhua për fikjen e flakëve. Forcat e Zjarrfikseve ishin në gatishmëri, por terreni i thyer dhe mungesa e infrastrukturës e bën të pamundur ndërhyrjen e tyre.

    Një kompleks rrezikohej nga riaktivizimi i një vatre zjarri, por me ndërhyrjen e 60 forcave zjarrfikëse u bë i mundur lokalizimi i flakëve.

    Ndërhyrjet vazhdojnë më shumë nga ajri sesa nga toka. Era në Shëngjin ndryshon shpesh drejtim duke favorizuar përhapjen e flakëve në të gjitha anët.

    Dy vatra zjarri shpërthyen një ditë më parë në zonën e Shëngjinit duke djegur sipërfaqe të mëdha toke. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz ose bazë materiale.

    Policia e Lezhës pasditen e së enjtes arrestoi edhe autorin e zjarrvënies Preng Pergjoni, 63  vjeç  banues në Lezhë, i cili kishte vënë qëllimisht zjarrin për ripërtëritjen e kullotave.

    Ndërkohë, një vatër e madhe  zjarri  ka përfshirë një zonë mes Velipojës dhe Torovicës  në vendin e quajtur Mali Kolaj. Për pasojë me dhjetra hektarë pyje e shkurre janë shkrumbuar nga flakë.

    Zjarri ka nisur pak pas mesante dhe ende vazhdon të ketë zona të përfshira nga flakët. Aktualisht vatra e zjarrit është mjaft  larg zonave te banuara dhe ndërhyrja e zjarrfikseve është e pamundur për shkak të terrenit të thellë malor.

    Flakët janë duke u përhapur ne drejtim të Majës së Zezë  në zonën e Rrjollit të favorizuara dhe nga era. Për fat të mirë gjatë orve të mesditës ritmi i përhapjes së flakve ka rënë .

    Dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht për hapjen e kullotave të reja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark