
Ministri Enver Hoxhaj, i cili është duke qëndruar në Kroaci për të marrë pjesë në Forumin e Dubrovniku, ka takuar homologun e tij kroat, Miro Kovac. Hoxhaj ka thënë se takimi me të ka qenë takim jashtëzakonisht miqësor dhe përmbajtjesor.
“Kosova dhe Kroacia janë vende partnere me lidhje të forta, dhe Zagrebi mbetet një përkrahës i madh i joni në rrugën euroatlantike”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook duke njoftuar për takimin.
Në Forumin e Dubrovnikut janë mbledhur ministrat e Punëve të Jashtme të rajonit ku është duke u diskutuar për nevojën e fuqizimit të bashkëpunimit sa më të madh në BE përball sfidave të reja gjeopolitike, ka njoftuar Hoxhaj./Insajderi.com