Shëngjin, zjarret afër të vihen nën kontroll - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shëngjin, zjarret afër të vihen nën kontroll

    Insajderi
    27 August 2016 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmirësohet situata e zjarreve në Shëngjin. Gjatë gjithë natës, forcat zjarrfikëse kanë qenë në terren duke punar dhe duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve, njofton televizioni shqiptar Top Channel.

    3 vatra që kanë qenë aktive në Shëngjin janë vënë nën kontroll gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa në zonën e Ranës së Hedhur vatrat e zjarrit janë shuar tërësisht. Forcat zjarrfikëse të Lezhës për 3 ditë me radhë kanë qenë duke punuar për shuarjen e flakëve që përfshinë Shëngjinin, duke përparuar nga mali në drejtim të qytetit, por terreni i thyer dhe mungesa e infrastrukturës e bëri të pamundur punën e zjarrfikëseve.

    Një resort u rrezikua seriozisht nga flakët dhe u desh ndërhyrja nga ajri me helikopter që të bëhej e mundur të mos kishte dëme në banesa. Era e fortë që ndryshonte shpesh drejtim favorizoi përhapjen e flakëve në të gjitha anët.

    Në ndihmë të zjarfikëseve të Lezhës shkuan edhe forca zjarrfikëse nga Tirana.

    Policia e Lezhës pasditen e së enjtes arrestoi edhe autorin e zjarrvënies, Preng Përgjoni, 63 vjeç. Ai e kishte vënë qëllimisht zjarrin për ripërtëritjen e kullotave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark