Kërkohen artefakte mbi dëshmorët nga diaspora - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohen artefakte mbi dëshmorët nga diaspora

    Insajderi
    28 August 2016 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih të Zvicrës fton të gjithë bashkatdhetarët që të ofrojnë të dhëna, foto dhe legjenda përshkruese për familjarët, shokët apo dikë nga rrethi i tyre, që nga Zvicra shkuan dhe u flijuan për Lirinë.

    Qendra Kulturore e Kosovës, përmes një njoftimi publik, lutë bashkatdhetarët në diasporë që me artefakte të ndryshme të kontribuojnë në një ekspozitë të planifikuar kushtuar dëshmorëve nga diaspora të cilët ranë në luftën e Kosovës, njofton albinfo.ch.

    “Lufta e fundit  për lirinë e Kosovës ,mobilizoi diasporën anembanë për ti dalë krah vëllezërve e motrave në atdheun tonë, tokës që kishte nevojë të merrte frymë pa pushtuesin serb. Mijëra djem e vajza nga diaspora ju përgjigjën kësaj thirrje. Një pjesë e madhe e atyre që shkuan për të luftuar për Lirinë e Kosovës, nuk u kthyen më në luksin e Zvicrës po u bënë gur atdheu”, thuhet në njoftimin e QKK.

    Ekspozita që do të hapet në fund të muajit shtatorë 2016, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih.

    Pas mbylljes, ekspozita do të bartet në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë të cilët i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, për të grumbulluar të dhënat e çdo luftëtari, dhe në fund do të vendoset në Muzeun e Kosovës. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark