Arratiset nga burgu Lipjanit i pandehuri për grabitje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arratiset nga burgu Lipjanit i pandehuri për grabitje

    Insajderi
    28 August 2016 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Labinot Bellagoshi, i pandehur për vjedhje dhe grabitje, është arratisur të shtunën në mëngjës nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

    Lajmi për arratisjen e të pandehurit është konfirmuar nga drejtori i Shërbimit Korrektuese të Kosovës, Sokol Zogaj, raporton Express.

    “Është e vërtetë se një i paraburgosur është arratisur dje rreth orës 11 prej Qendrës së Paraburgimit në Lipjan. I arratisuri ka qenë i njohur për drejtësinë për vjedhje e grabitje të ndryshme”, ka deklaruar Zogaj.

    Zogaj ka shtuar se gjatë ditës Komisioni do të hartojë raportin dhe do të nxirren para përgjegjësisë personat kompetent në burgun e Lipjanit.

    Ndërkohë, ende askush s’ka dhënë përgjegjësi për këtë dështim as në Ministrinë e Drejtësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark