Mediet evropiane e pasqyrojnë kështu vizitën e parealizuar të serbëve në Mushtisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediet evropiane e pasqyrojnë kështu vizitën e parealizuar të serbëve në Mushtisht

    Insajderi
    28 August 2016 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediet e njohura të Evropës kanë raportuar për vizitën e parealizuar të disa qytetarëve serbë në Mushtisht të Suharekës sot paradite, pas protestës së organizuar nga një grup i qytetarëve së zonës, të cilët e bllokuan rrugën.

    Siç ka raportuar sot Insajderi, katër autobusë me qytetarë serbë synonin të mbërrinin në orën 12:00 në fshatin Mushtisht të Kosovës, pasi që në këtë kohë e kishin paralajmëruar mbajtjen e meshës në manastirin që është në krye të fshatit në të cilin banonin para luftës së Kosovës në vitin 1998/99.

    Megjithatë, ata nuk e realizuan vizitën e tyre, për shkak të protestave të organizuara në rrugën që dërgon drejt fshatit, me qëllim bllokimin e autobusëve me qytetarët serbë, raporton Insajderi.

    Nga mediet austriake deri tek ato spanjolle raportuan për këtë ngjarje. Shumica prej tyre u fokusuan në protestën e organizuar nga një grup i qytetarëve të fshatit Mushtisht.

    Mediumi i njohur austriak, ORF i vë theks të veçantë protestës së organizuar nga qytetarët e Mushtishtit, dhe shkruan se gjatë kësaj proteste kishte edhe “flamuj të UCK-së”.

    “Kishte flamuj të UCK-së gjatë vizitës së serbëve. Fshatarët shqiptarë akuzojnë serbët se kanë kryer krime lufte gjatë luftës në Kosovë dhe se duan ta ndalojnë vizitën e tyre në fshat”, shkruan mes tjerash ORF, raporton Insajderi.

    orf

    Edhe mediumi tjetër nga Austria, Der Standart, ka shkruar për protestën dhe vizitën e parealizuar të qytetarëve serbë në Mushtisht. Der Standart thotë se “kishte dhunë në Mushtisht.”

    Ndërkaq, në Spanjë, gazeta e njohur El Diario është fokusuar tek mosmbajtja e meshës dhe ceremonisë fetare – ortodokse, në fshatin Mushtisht të Kosovës, e cila sipas tyre ka shkaktuar trazira në Kosovë.

    “ Trazira për shkak të një ceremonie ortodokse serbe në Kosovë”, shkruan në titull gazeta eldiario.es, njofton Insajderi.

    eldi

    Në protestën e organizuar sot nga qytetarët e Mushtishtit të Suharekës kundër kthimit të serbëve në këtë fshat, nuk ka shkuar edhe aq qetë. Policia e Kosovës ka raportuar për të lënduar për shkak të gazit lotësjellës që u përdor nga ana e tyre. /Insajderi.com

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark