
Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka thënë se institucionet e Kosovës kanë kapitulluar përballë dhunës.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhur përkundër përpjekjeve të Policisë së Kosovës, pasi që institucionet nuk e kanë ndalur protestën e shqiptarëve në Mushtisht të Suharekës, shkruan Express, njofton Insajderi.
Sipas tij, serbëve të shpërngulur nga ky fshat nuk ka mundur askush t’u garantojë siguri për çka nuk kanë mundur të vizitojnë kishën e rrënuar në Mushtisht.
Stojanoviq i tha agjencisë serbe të lajmeve “Beta”, se “janë interesat personale të atyre që shfrytëzojnë pronat e serbëve që të jenë më të fortë se të gjitha institucionet, rendi dhe ligji si dhe interes të atyre që me këtë temë duan të përfitojnë politikisht.”
Stojanoviq, i cili kishte udhëtuar me autobus bashkë me serbët se atyre askush nuk ka mundur t’u sigurojë siguri andaj e kanë vizituar manastirin në fshatin Zoçisht të Rahovecit. /Insajderi.com