Pacolli: I pranojmë serbët në Kosovë kur të ndëshkohen kriminelët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: I pranojmë serbët në Kosovë kur të ndëshkohen kriminelët

    Insajderi
    28 August 2016 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pacolli ka thënë se shqiptarët janë të gatshëm t’i pranojnë serbët në Kosovë vetëm atëherë kur kriminelët të marrin dënimin e merituar për krimet që kanë kryer në shtetin tonë.

    Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas deklaratave të Marko Gjuriqit lidhur me ngjarjen e sotme në Mushtisht, ku disa serbë u penguan të vizitiojnë këtë fshat nga disa persona.

    Sipas Pacollit, Gjuriç para se të deklarohët në këtë mënyrë fashiste, duhet të marrë parasysh viktimat dhe masakrat që janë kryer në këtë fshat dhe fshatrat tjera të Kosovës.

    “Shqiptarët dhe Kosova janë të gatshëm të garantojnë kthimin në pronat e veta të të gjithë njerëzve pa dallim etnie vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët që kryen krime në Kosovë”, ka shkruar ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark