Barcelona fiton me vuajtje në Bilbao - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Barcelona fiton me vuajtje në Bilbao

    Insajderi
    28 August 2016 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona ka fituar 1-0 në udhëtim ndaj skuadrës baske, Athletic Bilbao, e cila e mundoi shumë skuadrën e Luis Enriques për të arritur fitoren minimale.

    Goli i Ivan Rakitiç në minutën e 21-të i siguroi fitoren skuadrës katalanase, e cila luajti në mungesë të sulmuesit brazilian Neymar.

    Edhe pse pjesa e parë u dominua nga Barcelona, në pjesën e dytë baskët filluan të bëjnë presion në secilën pjesë të fushës, presion i cili zgjati deri në fund të takimit, mirëpo nuk arritën ta gjejnë golin.

    Barcelona kryeson në renditje së bashku me Real Madrid dhe skuadren e vogël Las Palmas, të cilat kanë po ashtu nga gjashtë pikë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark