#PROTESTOJ me aksion simbolik para Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    #PROTESTOJ me aksion simbolik para Qeverisë

    Insajderi
    29 August 2016 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi i qytetarëve #PROTESTOJ kanë paralajmëruar për sot në mesditë një aksion simbolik, në kundërshtim protagonistëve që janë të përfshirë në “Dosjen e Shefave, përgjime këto të cilat vazhdimisht po i publikon Gazeta Insajderi.

    Aksioni i paralajmëruar do të mbahet sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, i cili do të mbahet në orën 11:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Që nga fillimi i publikimeve të përgjimeve telefonike ku protagonist kryesor i tyre është deputeti i PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë të lartë të PDK-së, #PROTESTOJ ka organizuar disa aksione dhe protesta në Prishtinë me kërkesën-dorëheqjen e Qeverisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark