
Presidenti malazez, Filip Vujanoviç, ka thënë të dielën se Mali i Zi nuk dëshiron të marrë territor të askujt. Ai nuk pret që të ndodhin incidente serioze në Prishtinë me 1 shtator, ku do të mbahet protestë, në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes për kufirin midis dy vendeve, raportojnë mediet malazeze.
Marrëveshja për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është nënshkruar më 26 gusht të vitit të kaluar në Vjenë, pas tri vjetësh të negociatave mes dy vendeve. Parlamenti i Malit të Zi në fund të vitit të kaluar ka bërë ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa Kuvendi i Kosovës nuk e ka bërë ende këtë.
Ligjvënësit, më së shumti partitë opozitare në Prishtinë, thonë se Kosova është dëmtuar nga Mali i Zi, duke ia marrë 8 mijë metra katrorë të territorit. Megjithatë, një komision i pavarur ndërkombëtar i ekspertëve nuk ka zbuluar ndonjë anomali në procesin e demarkacionit, ka thënë Vujaniviç.
I pyetur nga gazetarët nëse shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri, për ndonjë incident të mundshëm në kufi, Vujanovic ka thënë se Mali i Zi ka treguar në të gjitha situatat një siguri të madhe.
Kur u pyetën nëse ai është i njohur me shpalljen e të ashtuquajturës Ushtria Kombëtare Shqiptare, e cila dyshohet se do të kërcënon për luftë, në qoftë se ratifikohet marrëveshja mbi kufirin shtetëror me Malin e Zi, Vujanoviç ka thënë se ai për këtë ka mësuar nga mediet, duke besuar se të gjithë qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë se Mali i Zi nuk kishte treguar asnjë pretendime për të marrë territor.
“Po kjo është ajo që po ndodh në Kosovë, kjo është një punë e tyre e brendshme, dhe për të kuptuar se ajo është aq e përgjegjshme, Kuvendi duhet të bëjë përgatitje me kujdes që të bëhet ratifikimi”, ka përfunduar Vujanoviç./Insajderi.com