
Shefi i Drejtorisë së Arsimit në Malishevë, Halim Hoti ka emëruar djalin e tij Edon Hotin si mësimdhënës të gjuhës angleze në shkollën “Imer Krasniqi” të fshatit Carrallukë, pa pasur as diplomë Universitare.
Edhe pse është i punësuar qe 3 vite në këtë shkollë, Edon Hoti punën e arsimtarit e kryen pa diplomë Universitare.
E këtë babai i tij e arsyeton se nuk kishte kuadro të kualifikuar, njofton Klankosova.tv.
“Djali është i imi, por me përgjegjësinë më të madhe po iu them se asnjë tjetër person nuk ka pasur diplomë kur kanë konkurruar fillimisht”, thotë Hoti, i cili thotë se djali i tij do ta marrë së shpejti diplomën Universitare, njofton Insajderi.
Me e pa diplomë Edon Hoti, është në listën e mësimdhënësve që marrin paga nga Buxheti i Republikës së Kosovës. /Insajderi.com