Muja: Deputetët e pozitës janë zëri më i fuqishëm kundër demarkacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja: Deputetët e pozitës janë zëri më i fuqishëm kundër demarkacionit

    Insajderi
    30 August 2016 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, i cili tash është i pavarur, ka bërë me dije se kundërshtuesit kryesorë të versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi janë deputetët e pozitës.

    Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e re’, Muja ka treguar se ai dhe shumë kolegë të tij nga pozita do të votojnë kundër versionit aktual të demarkacionit.

    Ai ka thënë se kjo formë e demarkacionit me Malin e Zi po kundërshtohet edhe nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar.

    Muja ka vlerësuar se caktimi i vijës kufitare me Malin e Zi është bërë në mënyrë të gabueshme.

    Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të mos ngutet në këtë çështje.

    Sipas deputetit Muja, qytetarët e Kosovës nuk i besojnë Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi.

    “Nëpërmjet kësaj interviste dua t’u them presidentit, kryeparlamentarit dhe kryeministrit, se ky demarkacion është gabim”, ka thënë Muja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark