Arrestohen gjashtë të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen gjashtë të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit

    Insajderi
    30 August 2016 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë njoftuar se janë arrestuar gjashtë të dyshuar për sulmin e 4 gushtit nda kuvendit të Kosovës, pas një aksioni bastisjeje në gjashtë lokacione në Prishtinë.

    Sipas komunikatës së përbashkët të këtyre dy institucioneve të arrestuar janë A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    “Pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi”.

    Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe disa prova material.

    “Gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion,  si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse”, shkruan në komunikatë.

    Në media raportohet se të arrestuarit janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo në VV askush nuk e ka konfirmuara me arsyetimin se janë duke mbledhur informata për t`i shpalosur ato në konferencën për shtyp të paralajmëruar për orën 13:00. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark