
EULEX-i në Kosovë në ditën ndërkobëtarë të të Zhdukurve, thotë se kjo ditë shërben për të ngritur vëmendjen e autoriteteve, mediave dhe opinionit në gjithë botën për gjendjen e vështirë të të Pagjeturve dhe familjeve të tyre
Përmes një komunikate për media thuhet se Instituti i Mjekësisë Ligjore me përkrahjen e ekspertëve mjeko-ligjor të EULEX-it, do të vazhdojë të ushtroj mandatin e tyre në gjetjen e të zhdukurve.
“EULEX-i ndihmon Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, në përpjekjet e tij intensive në përcaktimin e fatit e të Zhdukurve. Veç kësaj, EULEX/IML fuqimisht bashkërendon veprimet me shoqatat e familjeve, familjet individualisht dhe akterët tjerë në process”, shkruan në këtë komunikatë.
Prej vitit 2008 kur EULEX filloi punën në Kosovë, 491 mbetje mortore i janë kthyer familjeve të tyre
“387 persona të zhdukur e të cilët janë gjetur nga puna intensive në teren (mbi 554 operacione fushore), analiza laboratorike (punë intensive të autopsive dhe identifikimeve, përfshirë 2100 mostra ashtërore të zgjedhura për teste të AND-së) dhe inspektime arkivore”. /Insajderi.com