Mbi 10 mijë migrantë u shpëtuan brenda tri ditësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 10 mijë migrantë u shpëtuan brenda tri ditësh

    Insajderi
    31 August 2016 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 3,000 migrantë janë shpëtuar në Ngushticën e Sicilisë, në 30 misione të ndara shpëtimi, bëri të ditur roja bregdetare e Italisë.

    Shifra e fundit çon në mbi 10,000 numrin e migrantëve të shpëtuar në vetëm tri ditë.

    Organizata Ndërkombëtare për Migrim vlerëson se rreth 105,000 migrantë kanë arritur në Itali këtë vit, shumica prej tyre duke lundruar nga Libia.

    Mbi 2,700 burra, gra dhe fëmijë kanë vdekur në të njëjtën periudhë, gjatë përpjekjeve për të bërë udhëtimin.

    Ata udhëtojnë me anije dhe gomone të rrezikshme.

    Kushtet e favorshme të motit thuhet se kanë inkurajuar migrantët këtë javë./rel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark