Kosova jep 50 mijë euro për zonat e përmbytura në Maqedoni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova jep 50 mijë euro për zonat e përmbytura në Maqedoni

    Insajderi
    31 August 2016 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ndau 50 mijë euro për rajonet e goditura nga vërshimet në Maqedoni, të cilat janë të banuara me shqiptarë .

    Këtë lajm e dha Enver Hoxhaj ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, duke thënë se Maqedoni ka kërkuar ndihmë nga vendi ynë në frymën e fqinjësisë së mirë.

    “Janë goditur pjesë të lokaliteteve të banuar me shqiptarë, Maqedonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar ndihmë në frymën e fqinjësisë së mirë. Konsideroj se Qeveria duhet të ndjekë shembullin e shteteve të tjera dhe të votohet ndihma prej 50 mijë euro për shtetin e Maqedonisë”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark