
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Hamitin, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hamiti ka qenë shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së në kuvendin komunal të Prishtinës.
Në komunikatë thuhet se zgjedhjen e Sami Hamitit, presidenti e ka bërë duke u bazuar në nenet e Kushtetutës së Kosovës, të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme të Republikës së Kosovës.
“Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e Grupit Parlamentar të LDK-së”, thuhet në komunikatën për media. /Insajderi.com