Demi: RTK po bëhet jo relevante, nuk do t`i hyj në punë as pushteti   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demi: RTK po bëhet jo relevante, nuk do t`i hyj në punë as pushteti  

    Insajderi
    31 August 2016 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agron Demi, drejtor i institutit GAP, ka thënë se përgjimet e djeshme të ish-shefit të grupit parlamentar të PDK, dëshmojnë se kushdo që e tradhton misionin e tij, bëhet jo relevant “dhe nuk kanë vlerë as për ata të cilëve u shërbejnë”.

    Demi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Adem Grabovcit nuk i mjaftuan ballinat në gazetë prandaj kërkonte hapësira të reja, “duke injorua komplet atë grup medial i cili ka shkelë parimet etike dhe profesionale për ti shërby një partie”.

    “Fatkeqësisht, kësaj rruge i ka hyrë edhe RTK. Ky medium publik, po bëhet aq jo relevant sa më nuk do t`i hyj ne punë as pushtetit. Ashtu siç e ka humb relevancën TVSH. Në Shqipëri, lufta politike tani përqendrohet në kontrollin e mediave private, askush nuk shkon më në debatet e TVSH e askujt nuk i intereson politika programore e saj”, shkruan Demi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark