
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar orarin e nisjes së autobusëve, me protestues nga disa qendra të Kosova, me rastin e protestës, e cila do të mbahet me 1 shtator.
Vetëvendosja ka filluar mobilizimin e qytetarëve, para disa ditëve nëpër të gjithë Kosovën, për të kundërshtuar votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, seance e së cilës do të mbahet nesër.
Kjo marrëveshje e arritur në gusht të vitit të kaluar, është kundërshtuar nga partitë opozitare të bashkuara me një sërë protestash vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, derisa protesta e nesërme është paralajmëruar të mbahet vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse AAK dhe Nisma për Kosovën kanë deklaruar se do të kundërshtojnë me mjete tjera votimin e marrëveshjes. /Insajderi.com