Arrestohen katër persona dhe konfiskohen 65 kg substancë narkotike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen katër persona dhe konfiskohen 65 kg substancë narkotike

    Insajderi
    31 August 2016 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës konfiskon mbi 65 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arreston katër persona të dyshuar për vepër penale “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”. Konfiskimi është bërë dje në rajonin e Pejës me urdhër të gjykatës kompetente, ku janë arrestuar katër persona.

    Personat e arrestuar gjatë operacionit janë:

    1. K. viti i lindjes (1979) mashkull/shqiptar
    2. R. viti i lindjes (1983) mashkull/shqiptar

    Xh. K.  viti i lindjes (1967) mashkull/shqiptar

    1. D. viti i lindjes (1984) mashkull/shqiptar

    Gjatë operacionit të bastisjes në dy lokacione në Nabergjan dhe në Klinë, nga njësitet antidrogë të policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmitë materiale:

    65.70 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,

    Një (1) bimë të llojit kanabis (50 cm)

    një (1) pajisje për paketim të lëndëve narkotike,

    një (1) peshore,

    185-fishek cal-17.8 mm,

    36-fishek 7.62×25 mm,

    6-fishek cal-3.57 mm,

    3-fishek cal-7.62×39 mm,

    3-fishek Magnum 44,

    14-fishek cal-9mm,

    1-fishek cal-7.65 mm,

    2- karikatorë të zbrazët, si dhe disa pajisje tjera ndihmëse për armë, po ashtu janë konfiskuar edhe katër vetura dhe katër telefona me numra nga kompani të ndryshme.

    Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarve të involvuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Insajderi.com

    d1 d2 d3 d4


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark