I dyshuari për ndërhyrje në sistemin e Kuvendit është IT i Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari për ndërhyrje në sistemin e Kuvendit është IT i Vetëvendosjes

    Insajderi
    02 September 2016 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi i arrestuar dje nga policia e Kosovës nën dyshimin për tentim hyrje në sistemin e Kuvendit është Erden Atiq përgjegjës i IT në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Lëvizjes Vetëvendosje Tinka Kurti, e cila tha se Atiq është aktivist i dhe përgjegjës për IT në VV, shkruan Insajderi.

    Daut Hoxha zëdhënës i policisë tha për Insajderin se arrestimi i tij është bërë pasi që ai ka provuar të këpus disa kabllo që kanë qenë jashtë ndërtesës së Kuvendit.

    “I dyshuar është kap me çantë në krah në të cilën i janë gjetur disa paisje, me të cilat ka tentuar t`i këpusë disa kabllo që kanë qenë në ndërtesën e Kuvendit. Ai sapo është vërejt nga Policia ka arritë të parandalohet, duke u arrestuar”, tha Hoxha.

    Kurse Tinka Kurti, zëdhënëse e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Atiq gjatë kohës së arrestimit ka qenë duke tentuar të sigurojë rrjet wireless i cili u duhej aktivistëve të zyrës së mediave të Lëvizjes, për raportim gjatë protestës.

    “Kur ai është arrestuar ende nuk kishte filluar me punën e tij. Ende nuk kishte prekur asnjë mjet, përkundër raportimit të rrejshëm të policisë. Arrestimi i tij ka qenë gabim dhe i padrejtë e po ashtu e ka penguar atë të kryejë detyrën e tij që do të lehtësonte komunikim dhe raportim për publikun”, tha Kurti.

    Insajderi ka kontaktuar edhe me sekretarin e Kuvendit Ismet Krasniqi i cili tha se po presin raportin e policisë për të dal me një qëndrim rreth kësaj çështjeje. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark