Dy mrekullitë që e shpallën Nënë Terezën shenjtore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy mrekullitë që e shpallën Nënë Terezën shenjtore

    Insajderi
    04 September 2016 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë dy mrekulli të njohura botërisht që i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare.

    E para ishte dëshmia e Monika Besra – nëna e 5 fëmijëve. Ajo është shprehur se lutja përpara ikonës së Nënë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në stomak. Ngjarja ndodhi në vitin 1998 një vit pas vdekjes së Nënë Terezës. Ajo rrëfeu se ndjekëset e saj e çuan në një kishë dhe i thanë të lutej përpara fotos së shqiptares. Ato i kishin dhënë një medaljon të Nënës Terezës të cilin e vendosën mbi stomakun e saj. Kur u zgjua Besra tha se dhembja e sëmundja ishte zhdukur. Kjo mrekulli u njoh në vitin 2003 Papa Gjon Pali i Dytë.

    Mrekullia e dytë u njoh në vitin 2015 nga Papa Françesku. Një 25-vjeçar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru.

    Në vitin 2003 Papa Gjon Pali i dytë shpalli Lumturimin e Nënës Terezë ndërsa në vitin 2016 Papa Françesku e shpalli atë të Shenjtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark