Turqi: Kufiri është pastruar nga pjesëtarët e IS-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turqi: Kufiri është pastruar nga pjesëtarët e IS-it

    Insajderi
    05 September 2016 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nga Azazi e deri në Jarabulus, kufiri ynë prej 91 kilometrash është krejtësisht i sigurt”, tha mbrëmë gjatë një fjalimi televiziv kryeministri Yildirim, dhe ka shtuar se “të gjitha organizatat terroriste janë zmbrapsur dhe janë larguar”.

    Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se grupi, Shteti Islamik, “i ka humbur lidhjet e veta me botën e jashtme, pasi i humbi të gjitha hapësirat kufitare” ndërmjet Sirisë e Turqisë.

    Mëtutje, ky observator ka theksuar se “kryengritësit dhe grupe e tjera islamiste, të mbështetura nga tanket dhe aeroplanët e Turqisë” e kanë marrë kontrollin ndaj disa fshatrave në kufi, “pasi Shteti Islamik është tërhequr, duke e përfunduar praninë e vet në kufi”.

    Ky avancim u bë pasi Turqia e lansoi një operacion më 24 gusht, për dëbimin e pjesëtarëve të Shtetit Islamik nga kufiri dhe për parandalimin e përparimit të luftëtarëve kurdë./rel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark