Siri: Nga sulmet me bomba - dhjetëra të vrarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Siri: Nga sulmet me bomba – dhjetëra të vrarë

    Insajderi
    05 September 2016 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediet shtetërore të Sirisë kanë raportuar se së paku 35 vetë janë vrarë në dy shpërthime simultane në një urë në hyrje të qytetit bregdetar veriperëndimor, Tartous.

    Televizioni shtetëror sirian ka raportuar se eksplodimi i parë ishte shkaktuar nga makina-bombë, ndërsa i dyti nga sulmi vetëvrasës, pasi ekipet e shpëtimit kishin arritur në vendin e shpërthimit të parë.

    Tre vetë të tjerë janë vrarë kur një makinë-bombë ka eksploduar në lagjen Bab Tadmur në qytetin Homs.

    Televizioni shtetëror i Sirisë, po ashtu, ka raportuar se një person ka vdekur nga shpërrthimi afër qytetit al-Saboura, përgjatë rrugës që çon në autostradën Bejrut – Damask.

    Nga sulmi me bombë në qytetin verilindor Hasakeh, që kryesisht është nën kontroll të forcave kurde, janë vrarë së paku pesë vetë./rel/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark