Kryeministri takon Papën, nuk flasin asgjë rreth njohjës së Kosovës nga Vatikani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri takon Papën, nuk flasin asgjë rreth njohjës së Kosovës nga Vatikani

    Insajderi
    05 September 2016 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Mustafa e ka falënderuar përzemërsisht Atin e Shenjtë për mbështetjen e përhershme të tij dhe të Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe për popullin e saj, njofton zyra e kryeministrisë, raporton Insajderi.

    Siç thuhet në komunikatën e kryeministrisë, Mustafa e ka falënderuar Papën për pritjen dhe respektin, mirëpo në kumtesë nuk thuhet asgjë rreth një kërkese të kryeministrit kosovar drejtuar Papës për njohjen e Kosovës nga Vatikani.

    Kryeministri Mustafa, ndër të tjera ka shprehur krenarinë e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark